in

Brindisi. Sekuestrohet një gomone me 507 kg marihuanë

Arrestohen dy persona

Megjithëse policia shqiptare shkatërroi plantacionet e Lazaratit e prej rreth 10 ditësh ka ndërmarrë operacionin edhe kundër kultivimit të kanabisit në Dukagjin, sasi të mëdha marihuane vazhdojnë të dalin nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Sasia e fundit është ajo e gjetur në një gomone, që të shtunën është pikasur t’i afrohej brigjeve të Puglias me shpejtësi të lartë e drita të fikuar. Kur Guardia di Finanza i është vënë në ndjekje, dy personat në gomone në vend që të ngadalësonin e të ndalonin, janë përpjekur të rrisin edhe më shpejtësinë, por kur e kanë parë se nuk mund të shpëtonin  kanë nisur të hedhin në det disa pako.

Financierët kanë shoqëruar gomonen e dyshimtë në portin e Brindisit dhe e kanë sekuestruar. Në gomone dhe në det u gjetën 507 kg marihuanë që në treg do të kishte një vlerë prej 5 milionë eurosh. U arrestuan dy skafistët, që të dy shqiptarë me moshë 37 dhe 32 vjeç, që duhet të përgjigjen për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

 

Gjashtë futbollistë shqiptarë, në fushë me skuadrat e Serisë A

Universitetet italiane. Testi i italishtes, provimi i parë për të rinjtë e huaj