in

Burri rreh të shoqen në sy të të birit. Arrestohet

Është arrestuar në Mugello të Firences një shqiptar 36 vjeç që ka qëlluar të shoqen me gotë. Karabinierët e kanë gjetur gruan në rrugë të gjakosur e të trembur

Romë, 11 korrik 2012 – Dhunë në familje. Viktima e episodit të fundit një grua shqiptare 26 vjeç në Mugello që gjatë një grindjeje me të shoqin edhe ai shqiptar 36 vjeç është qëlluar nga ky i fundit me një gotë në fytyrë. As prania e të birit 3 vjeç nuk ka ndalur egërsinë e burrit.

Gruaja nuk e ka humbur toruan e ka thirrur menjëherë karabinierët, që kur kanë mbërritur në vendngjarje e kanë gjetur në rrugë të gjakosur e të trembur. 36-vjeçari është arrestuar ndërsa gruaja është çuar në spital ku mjekët kanë deklaruar se plaga do t’i shërohet për dhjetë ditë por shenja do t’i mbetet përgjithmonë.

Sipas karabinierëve, çifti ishte i martuar prej pesë vjetësh e gruaja prej kohësh keqtrajtohej nga i shoqi. Për shkak të xhelozisë ai nuk lejonte që gruaja të kishte një jetë normale shoqërore dhe shpesh ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Tragjedi në fushat e Bolanos. Vdes 49-vjeçari Domi

Udhëtime të sigurta e pushime të qeta