Në famullinë e Sant’Anna‑s së Busto Arsizio-s u ndje ajër Shqipërie me rastin e festës së Shën Antonit të Padovës. Mesha u kremtua plotësisht në gjuhën shqipe nga don Maurizio Cacciola, me nismën e don David Maria Riboldi, kapelani i burgut dhe themelues i komunitetit “La Valle di Ezechiele”. Regjistrimet e vitit 2024 tregojnë se shqiptarët janë komuniteti i huaj më i madh në Busto Arsizio, me mbi një mijë banorë; shumë prej tyre kanë kërkuar pagëzim dhe katekizëm për fëmijët në lagjen Sant’Anna.
Don Riboldi kujtoi traditën e pelegrinazhit në shenjtëroren e Shën Antonit në Lac, afër Shkodrës, ku çdo vit marrin pjesë së bashku të krishterë e myslimanë. Mesa në gjuhën shqipe, e ndjekur nga një darkë komunitare, tregoi se feja dhe gjuha amtare janë mjete të fuqishme integrimi për diasporën, e cila sot ndjehet pjesë e pandarë e qytetit.


