in

Ç’dokumente kërkohen në kufi kur vjen në Itali pa vizë?

Dua të vij me familjen në Itali për festat e Vitit të Ri. Në agjencinë e udhëtimit në Tiranë më thonë që duhet të bëj një sigurim dhe se më duhet një ftesë nga dikush që jeton andej. A është e vërtetë? Nuk mjafton vetëm pasaporta e bileta, për ato pak ditë që duam të rrimë aty?

Kush vjen në Itali për pak ditë nuk ka nevojë të kërkojë vizë në konsullatën italiane. Kjo është e vërtetë, por është po aq e vërtetë që liberalizimi i vizave që gëzojnë shqiptarët parashikon që kush lëviz në Evropë duhet të respektojë disa kushte (si për shembull, të mos qëndrojë më gjatë se 90 ditë në gjashtë muaj në zonën Schengen) e të ketë me vete dokumentacion të nevojshëm për të treguar, për shembull, motivin e qëndrimit, që mund të mbajë veten nga ana ekonomike ato ditë që ndodhet në udhëtim, që ka ku të qëndrojë, që do të kthehet në atdhe.

Veçanërisht në aeroportet e portet e Italisë, jo gjithnjë janë kërkuar këto dokumente, por edhe për shkak të rritjes së kontrolleve kundër terrorizmit e kundër emigracionit klandestin, policia e kufirit po tregohet e rreptë.

Më në hollësi, në çdo pikë kufitare të Italisë, kanë të drejtën të kërkojnë veç pasaportës biometrike edhe:

  • Biletën e kthimit;
  • Sigurimin shëndetësor (që të mbulojë udhëtimin dhe periudhën e qëndrimit);
  • Shumë të mjaftueshme parash për qëndrimin në Itali;
  • Kur deklaron se udhëton për vizitë tek një i afërm, shtetas apo rezident në Itali, duhet paraqitur deklarata e mikpritjes (dichiarazione di ospitalità) të personit që jeton këtu bashkë me fotokopjen e dokumentit të tij të identitetit.
  • Kur deklaron në kufi se po udhëton për turizëm, për pushime, i pavarur nga pritja apo shoqërimi i një personi tjetër, duhet të paraqitet një rezervim hoteli.
  • Kur deklaron se udhëton për aktivitete të ndryshme, paraqitet dokumentacioni mbi aktivitetin, për të cilin personi është ftuar.
  • Kur deklaron se udhëton për arsye shëndetësore, paraqitet konfirmimi i institucionit shëndetësor ku do shkohet apo rekomandimi nga institucioni shëndetësor shqiptar (rastet e kryerjes së analizave etj.).
  • Nëse udhëton drejt zonës Shengen me automjet duhet të pajisesh me patentë ndërkombëtare drejtimi dhe me kartonin jeshil të sigurimit ndërkombëtar të makinave.

 

 

Bonusi Familja, në Veneton legiste çeku është për të gjithë imigrantët

“Senatori, cambiateci la vita”, l’appello degli Italiani senza cittadinanza