in

Calderoli: “Lejeqëndrime shumë të shtrenjta? Euro-çmenduri…”

Senatori legist komenton sentencën e Gjykatës evropiane të Drejtësisë: “Mos duhet t’u dhurojmë dokumentet kujtdo? As mos e çajmë kokën për vendimet e Gjykatës së BE-së”

Romë, 3 shtator 2015 – “Të hënën Gjykata evropiane e të drejtave të Njeriut ka vendosur që Italia të dëmshpërblejë me 30 mijë euro tri imigrantë të parregullt të cilëve nuk u ka pëlqyer qëndrimi në një qendër pritjeje para se të dëboheshin. Ndërsa dje, duke pranuar ankesën e Cgil-s, Gjykata na mrekullon me një tjetër euro-çmenduri, duke u ankuar për koston tejet të lartë të lejeqëndrimeve për jokomunitarët”.

Kështu shkruan në një komunikatë nënkryetari i Senatit italian, legisti Roberto Calderoli. “Sipas këture burokratëve të Evropës – shton – që nuk përfaqësojnë askënd e sentencat e të cilëve nuk duhen zbatuar, duhet t’u dhurojmë dokumentet kujtdo që i kërkon?”.

“Natyrisht këshilloj qeverinë të mos e çajë fare kokën, megjithëse nga ky ekzekutiv që merret me censurimin e deklaratave të parlamentarëve (e ka fjalën për faktin që UNAR i ka tërhequr veshin Giorgia Melonit për shprehjen “Mjaft më imigrantë nga vende myslimane”) që guxojnë të thonë mjaft me imigracionin e pakontrolluar, mund të pritet gjithçka. Edhe pse, pasi kanë akuzuar për muaj, në mos për vite me radhë, për racizëm, injorancë dhe ksenofobi propozimin e Legës për të pezulluar Schengenin e për të rivendosur kontrollet kufitare, tani që e kërkon padrona Merkel zbaton urdhin pa bërë zë”.

“Faleminderit Renzi, tani që na ke bërë gazin e mbarë botës, ka ardhur koha – përfundon Calderoli – të ulësh njëherë e mirë perden e spektaklit tënd të trishtueshëm”.

 

Në Treviso, mes futbollistëve të Kombëtares kuqezi

“PËR ATË QË DUA(M)…” libri i “19 vjeçarit të përhershëm” Atjon Zhiti