E para grua me ngjyrë pjesëtare në një qeveri italiane. Deputete me zgjedhjet e fundit, e futur në listën e kandidatit për kryeministër të qendrës së majtë Pierluigi Bersani
Romë, 27 prill 2013 – Cecile Kyenge, parlamentarja e re e Modenës në zgjedhjet e fundit është emëruar ministre për integrimin nga kryeministri i këshillit të ministrave Enrico Letta dhe nga kreu i shtetit Giorgio Napolitano. Është fjala për të parën deputete me ngjyrë që nga sot do të jetë është ministrja e parë me ngjyrë e një qeverie italiane.
Në një intervistë të dhënë sapo është emëruar ministre e integrimit është shprehur se një nga aspektet që konsideron parësore është shtetësia. ‘Kush lind në Itali është italian. Arritja e kësaj pike do te jetë një nga përparësitë e mija’ thotë Cecile.
E martuar, nënë e dy vajzave, e lindur në Kambove të Republikës demokratike të Kongos, Kyenge është tashmë shtetase italiane. Me një diplomë të lartë në mjekësi, me specializim në okulistikë, ushtron profesionin e saj si mjeke okuliste në Modena. Në vitin 2004 zgjidhet në një lagje të komunës së Modenës për Demokratët e të Majtës, më pas edhe përgjegjëse provinciale e Forumit të Kooperimit Ndërkombëtar dhe emigracionit.
Më 7 qershor 2009 është zgjedhur këshilltare provinciale në Modena për Partinë Demokratike dhe u bë anëtare e komisdionit të Welfare dhe të politikave sociale. Është edhe përgjegjëse krahinore në Emilia Romagna për politikat e imigracionit të PD-së. Nga shtatori 2010 është zëdhënëse kombëtare i rrjetit ‘Primo Marzo’ për të cilin promovon të drejtat e migrantëve dhe të drejtat njerëzore.
Aktualisht bashkëpunon me ente e shoqata të ndryshme në fushata kombëtare mbi të drejtat e qytetarisë. Ka promovuar e koordinuar projektin AFIA për formimin e mjekëve specialistë në Kongo.
Më 25 shkurt 2013 zgjidhet deputete në Emilia Romagna.