in

Çështja Bledar Vukaj – Vetëvrasje apo vrasje?

“Luani me zemër engjëlli”

Është përshkrimi që i bën Bledar Vukajt trajneri i skuadrës së Futbollit Amerikan “Panthers” të Parmas ku Bledari luante si quarterback. Konsiderohej një nga yjet e futbollit amerikan. “Djalë i fortë e i barazpeshuar.” Nuk janë fjalët e zakonshme që thuhen për një njeri që nuk është më. Jo vetëm shokët e skuadrës që i ka përkushtuar tanimë një trofe sportiv me emrin e tij, por edhe të tjerët e përshkruajnë si djalë të qetë e të mbarë. 22 vjeç, kishte mbërritur në Parma me familjen që nëntë vjeç. Punonte në një fabrikë përpunimi mishi e, sipas të atit, gjysmën e rrogës e dorëzonte në shtëpi ndërsa gjysmën tjetër e shpenzonte për skuadrën dhe për të ndihmuar një familje në nevojë. Një djalë pa probleme, i shëndetshëm, sportiv e plot jetë. Në karakterin e viktimës nuk gjendet asnjë arsye që të bëjë të ngrejë krye një hipotezë për t’i dhënë fund jetës qëllimshëm. Por çuditërisht, edhe pse kanë mbështetur gjithnjë tezën e vetëvrasjes, asnjë prej hetuesve nuk ka kërkuar informacione nga familja mbi karakterin apo jetën e Bledarit.

Politikanët shqiptarë mësyjnë Italinë

Diploma e Bossit e marrë në Shqipëri kthehet në parodi