in

Çështja Bledar Vukaj – Vetëvrasje apo vrasje?

Orët para vdekjes

Pasditen e vonë të 24 marsit 2003 Bledar Vukaj po shkonte në Stradella, pranë Parmës, për të takuar të afërmit e tij. Donte t’i tregonte një kopje të revistës American Football e cila i kishte kushtuar një artikull shqiptarit quarterback të Panthers-ave.  Në katër vjet që përdorte makinën Bledari kishte pasur vetëm një aksident.  Në një ditë të vetme, atë para se të zhdukej, do të pësonte dy njëherësh, brenda më pak se një ore. Dinamika e paqartë, për të mos thënë krejt e mistershme. Bashkë me aksidentet hyjnë në ngjarje edhe dy persona O. S dhe A.T.. Janë dy personat që sipas procesverbaleve ngisnin makinat që janë aksidentuar me atë të Bledarit.

Aksidenti i parë, 24 mars 2003, procesverbal  i lëshuar në Fontevivo, Carabinieri di Fontanellato. ora e përpilimit 19.15: “…gjatë një parakalimi të rrezikshëm më goditi në pjesën e përparme të majtë të makinës nga krahu i shoferit” deklaron O. S. Krahasuar me fotot e makinës së O.S.-së, këtu nis misteri i parë: makina e O.S-së, sipas dosjes së Vukajt që i shoqëron me foto, i kanë goditjet përgjatë krahut të pasagjerit.

Pas aksidentit Bledari nuk është ndalur, O.S. e ka ndjekur nga pas dhe do të shfaqet si dëshmitar okular edhe në procesverbalin e aksidentit të dytë, i ndodhur në një rreth-qarkullues pranë Ponte Taros. Edhe ky aksident, në dinamikën e përshkruar, ngre pikëpyetje mes deklaratave të lëshuara në vend e deklaratave të mëvonshme gjatë hetimeve. Për më tepër, bashkangjitur me verbalin e fundit,  del një verbal i përpiluar me dorë në orën 17.00, rreth dy orë para përpilimit të procesverbalit zyrtar. Procesverbali përmban deklarata spontane të A.T.-së dhe është i shkruar në një fletë të bardhë, pa kokë zyrtare dhe pa emër e nënshkrim të karabinierit që e ka përpiluar. Familjes Vukaj i është dashur kohë e këmbëngulje të shtjerë në dorë procesverbalet e dy aksidenteve. Dhe vetëm kur ka mësuar rastësisht mbi ekzistencën e tyre, pasi, në fazën e parë të hetimeve, asnjë prej gjykatësve nuk e ka parë të arsyeshme të hetojë personat që kanë parë Bledarin për herë të fundit. Vetëm gjashtë muaj më vonë, pas kërkesës së avokatit të familjes Vukaj, dy personat në fjalë janë marrë në pyetje.

Politikanët shqiptarë mësyjnë Italinë

Diploma e Bossit e marrë në Shqipëri kthehet në parodi