in

Çështja Bledar Vukaj – Vetëvrasje apo vrasje?

Gjetja e Bledarit

I shtrirë, me kokën mbështetur mbi gurë të thepisur, dy duart mbledhur para fytyrës, njëra këmbë e zgjatur gati mbi ujë dhe tjetra e përkulur. Dy gurë të gjakosur dallohen mes të tjerëve, njëri më lart se ai ku Bledari ka mbështetur kokën. Mund vetëm ta përshkruajmë, e jo ta botojmë foton që i ati i Bledarit ka përfshirë në dosje, duke e nxjerrë nga një video të xhiruar nga karabinierët, por nis nga ai imazh i ndaluar sëra e boshllëqeve në hetim që rrit misterin e kësaj vdekjeje.

Nga procesverbali i karabinierëve “Trupi gjendej në zallinën e lumit… Nuk vumë re thyerje kockash dhe trupi dukej i shtrirë natyrshëm…”

Edhe për karabinierët Bledar Vukaj nuk ka aspak pamjen e atij që është hedhur nga tetëmbëdhjetë metra lartësi. Është 2.8 metra larg nga parapeti i urës, që të arrinte aty ku është gjetur duhej të dinte të fluturonte. Apo të jetë rrokullisur pasi ka rënë diku. Por asnjë gur përqark, përveç atyre pranë të cilëve shtrihet, nuk ka shenja gjaku. Ka thyerje në brinjë, në kafkë dhe në eshtrat e legenit por nuk ka asnjë thyerje në gjymtyrë. Ku ka të tjera shenja plagësh.

Politikanët shqiptarë mësyjnë Italinë

Diploma e Bossit e marrë në Shqipëri kthehet në parodi