in

CIE Kushtojnë 200 mijë euro në ditë, të padobishme në 50% të rasteve

Të dhënat e raportit “Lampedusa nuk është ishull. Refugjatë e migrantë në dyert e Italisë”. Shpenzimet dhe shërbimet të ndryshme nga struktura në strukturë. As gjysma e të mbyllurve nuk riatdhesohet

Romë, 20 qershor 2012 – 200 mijë euro në ditë, kaq i kushtojnë Italisë Qendrat e Identifikimit e të Dëbimit (CIE) që sidoqoftë janë të padobishme po të mbahet në konsideratë që vitin e shkuar as gjysma e ‘të burgosure’ në to nuk është dëbuar efektivisht.

Këto llogari bën “Lampedusa nuk është ishull. Refugjatë e migrantë në dyert e Italisë”, paradhënie e Raportit 2012 mbi të Drejtat në Itali i shoqatës “A Buon Diritto ONLUS, që prezantohet sot në Romë me rastin e Ditës Botërore të Refugjatit.

Nga viti 1999 deri më 2011, shteti ka harxhuar 985,4 milionë euro për qendrat CIE (të njohura më parë si CPT- qendra të qëndrimit të përkohshëm). Çdo i huaj i mbyllur në këto struktura kushton mesatarisht 45 euro në ditë, kosto që ndryshon shumë nga qendra në qendër (34 euro në Bari e 75 në Modena).

Edhe efikasiteti i këtyre qendrave ndryshon nga krahina në krahinë. Përqindja e dëbimeve të personave të mbajtur në qendra kapërcen 60% në Modena e Milano, është rreht 50% në Bolonjë e Torino e zbret në 40% në Romë, 34% në Bari e në Brindizi shkon në 25%.

‘Të burgosurit’ qëndrojnë mesatarisht 43 ditë në qendra, dhe në 88% të rasteve janë meshkuj. Përsa i përket kombësisë, në vitin 2011 40% ishin tunizianë, 16% marokenë dhe 9% nigerianë.

Shërbimet? Edhe ato ndryshojnë nga një qendër në tjetrën: në Bolonjë dhe Modena, për shembull, ka edhe ndërmjetësues kulturorë, në Romë e Torino, nuk ekzistojnë. 

Siç kujtonin pak ditë më parë radikalët në konferencën “Immigrazione – Una sfida & una necessità, “gjysma e migrantëve të mbyllur në qendrat CIE vijnë drejtpërdrejt nga burgjet”, ku rrallëherë nisen procedurat e identifikimit. Do të ishte e udhës që imigrantët e burgosur të identifikoheshin që në institutet e vuajtjes së dënimit, në  mënyrë që të mos kalojnë nga burgu në CIE.

Vendevano patenti a immigrati, 12 arresti nel napoletano

Sjell nga Shqipëria 3 breshka të rralla, paditet