in

Deklarata e mikpritjes ose ftesa për turizëm. Çfarë është e si bëhet?

Dua të sjell prindërit për ca ditë pushime në Itali. Më kanë thënë që edhe pse nuk u duhet vizë, u kërkojnë në kufi një ftesë me deklaratën e mikpritjes. Për çfarë është fjalë?

Romë, 23 qershor 2016 – Të huajt që vijnë në Itali për turizëm duhet të tregojnë se kanë ku të qëndrojnë. Mund të bëhet fjalë për një hotel apo strukturë tjetër të ngjashme, e në atë rast mjafton prenotimi, ose për një shtëpi të një qytetari, mik apo i afërm.

Në këtë rast të fundit, pronari i shtëpisë apo ai që e ka me qira, qoftë i huaj me qëndrim të rregullt apo italian, duhet t’i nisë një deklaratë mikpritjeje (të nënshkruar dhe të shoqëruar nga fotokopja e një dokumenti identiteti).

Kjo deklaratë nuk është vetëm për ata që kanë nevojë për vizë për të ardhur në Itali. U duhet nisur edhe qytetarëve të vendeve që në Itali hyjnë pa viza, pra edhe në rastin e shqiptarëve. Në këtë rast, ky dokument do t’i tregohet policisë së kufirit në çastin e hyrjes në Itali.

Në deklaratën e mikpritjes shënohen të dhënat e pritësit dhe të mysafirit, adresa e shtëpisë , periudha dhe motivi i qëndrimit.

Mund të jenë të nevojshme edhe lidhja e një fidejuksioni bankar dhe e një sigurimi shëndetësor, por këto bëhen në rast se personi që vjen nuk mund të tregojë se ka para të mjaftueshme dhe nëse nuk bën në vendlindje një sigurim që t’i mbulojë të gjithë udhëtimin.

Modeli i deklaratës së mikpritjes

Stranieriinitalia.it/Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

In italiano: Invito per turismo o dichiarazione di ospitalità. Cos’è e come si fa?

 

 

Reagimet e protagonistëve pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2016

Shtetësia. Senati do reformën në Sallë brenda korrikut