in

Diploma e Bossit. Prokuroria e Tiranës ngre çështje penale për faklsifikim të dokumenteve zyrtare

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar sot në Universitetin Kristal një sërë dokumentesh për të nxjerrë në dritë të vërtetën mbi çështjen e diplomimit të Renzo Bossit në Shqipëri
Tiranë, 7 maj 2012 – Sipas mediave shqiptare, Prokuroria e Tiranës është vënë në lëvizje. Sot ka sekuestruar në “Universitetin Kristal” një sërë dokumentesh, të cilat do t’i nënshtrohen verifikimeve për të zbardhur rastin e diplomimit të djalit të Umberto Bossit, por edhe për të parë nëse është një rast i izoluar apo ka edhe të tjerë shqiptarë apo të huaj që mund të kenë marrë diplomën pa shkelur një herë në sallat e universitetit. 
 
Hetimet po zhvillohen nga Njësia Task-Forcë për të zbardhur nëse ka apo jo falsifikim dokumenteve, që nga regjistrimi i Renzo Bossit si student deri tek diplomimi i tij. Veç dokumenteve të universitetit, verifikuar ndërkohë të dhënat e sistemit TIM të instaluara në të gjitha pikat e kufirit nga të cilat rezulton që Renzo Bossi nuk ka shkelur asnjëherë në Shqipëri, të paktën jo në mënyrë të ligjshme. 
 
Kontrollet e prokurorisë në Universitetin Kristal nuk mund të japin veçse një rezultat: Renzo Bossi ka marrë (blerë) një diplomë pa ndjekur as edhe një leksion. Sepse nëse kjo nuk del në dritë, do të thotë që Bossi është regjistruar në Universitet pa mbaruar të mesmen, që ka hyrë në Shqipëri ilegalisht (ka kaluar detin me gomone!) dhe ka qëndruar aty si klandestin.
 
Mbi këtë temë:

Vdekja e mistershme e Mariana Markut

Agim “i artë”, por i errët dhe tragjik për emigrantët në Greqi