Pesëdhjetë e pesë qytete dhe qindra organizzata mobilizohen sot në mbarë Italinë dhe marrin pjesë në “Clandestino Day”, të organizuar nga e përjavshmja Carta. Takime të shumta për të sensibilizuar opinionin dhe për t’i bërë ballë barbarizmit të marrëdhënieve shoqërore dhe të kushteve të jetesës së emigrantëve në Itali
Edhe këtë vit revista javore Carta organizon sot më 24 shtator, “Clandestino Day”, një aktivitet kombëtar që synon të tërheqë vëmendjen e opinionit publik mbi çështjet e emigracionit. Manifestime ne sheshe, debate mbi tema kulturore e sociale, shfaqje dokumentaresh e filmash artistike, koncerte grupesh nga anë të ndryshme të botës janë mjeti që do të përdorët edhe këtë vit për të kujtuar emigrantët dhe të drejtat e tyre, jo rrallë të mohuara e të shkelura.
Për këtë vit vëmendja është përqendruar në disa prej episodeve më të rënda dhe normave më të rrepta kundër emigrantëve: revolta në Rosarno, rebelimet në Qendrat e Strehimit të Përkohshëm, problemi i fëmijëve të emigrantëve, ai brez që duhet të luftojë për të mund të qëndruar në Itali.
Vitin e kaluar, ne edicionin e parë të këtij aktiviteti, u përfshinë 60 qytete dhe 500 organizata sociale e antiraciste
Lista e plotë e aktiviteteve në qytete të ndryshme