in

Durrës. Ndalohen në port dy persona me mbi 200 mijë euro në bagazhe

Sjellin nga jashtë valutë e nuk e deklarojnë. Ndalohen në port një kosovar me 170 mijë euro dhe një shqiptar me 10 mijë euro dhe 20 mijë paund. Paditen për veprën penale të mosdeklarimit në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë.

Tiranë, 2 tetor 2012 – Forcat e policisë kufitare të Durrësit kanë nisur procedimin penal për dy shtetas një nga Shqipëria e tjetri nga Kosova të cilët kanë sjellë me traget një shumë të përgjithshme mbi 200 mijë euro të padklaruara.

Burime nga drejtoria e policisë rajonale të kufirit dhe migracionit, bëjnë të ditur për ATSh-në se 44-vjeçari B. Xh., nga Peja (Kosovë) dhe banues në Laprakë (Tiranë) kishte në automjetin e tij Benz Mercedes me targë AA 949 DT një sasi prej afro 170 mijë euro, të prerjeve 5, 10 dhe 20 euro.

Pak më parë një sasi prej 10 mijë euro dhe 20 mijë paund iu gjetën 33-vjeçarit J. Dh. nga Kukësi. Burimet shtuan se kartmonedhat e prerjes 50 euro ishin të fshehura në një kovë boje në furgonin Benz Mercedes me targë DK 55 FTV, me të cilin 33-vjeçari po zbriste nga trageti.

Dy personat janë paditur në gjendje të lirë për veprën penale të mosdeklarimit në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë.

Lexo edhe: Bolonjë. Ndalohet në aeroport me 80 mijë euro në valixhe

Çdo katër të punësuar shqiptarë në Itali, një është në ndërtim

Sanatoria. Edhe tesera e abonimit e transportit publik vlen si dëshmi pranie në Itali