in

Edhe kinezët fusin Shqipërinë në listën e vendeve për t’u vizituar

Romë 28 janar 2011 – Tanimë nuk është për t’u habitur. Edhe mediat kineze e kanë futur Shqipërinë në listën e pikave turistike të këshilluara. Por këtë herë arësyeja është tjetër. Ndërsa guida e fundit Best in Travel të Loney Planet e radhit të parën Shqipërinë për plazhe të kaltëra, gatim shumë të mirë, jetë nate dhe aventura; një përvojë jashtë vendeve të zakonshme turistike, në kontakt me mirëpritjen e vendasve, Radioja Kombëtare Kineze e këshillon si një ndër 10 destinacionet më interesante për shikimin e kështjellave dhe fortesave.

Edhe gazeta “Rinia e Pekinit”, një ndër më të përhapurat dhe të pëlqyerat, e cilëson Shqipërinë si një ndër destinacionet e preferuara ku ka pamje të çuditshme si për shembull bunkerët.

Arsyeja është e thjeshtë: kinezët e lindur në periudhën e viteve gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë kanë interes për të parë vendet ku janë xhiruar filmat e vjetër shqiptarë.

Në kujtimet e atij brezi kanë mbetur siç duket të pashlyer kujtimet e veprave si “Guximtarët” apo “Ngadhnjim mbi vdekjen”. E shikimi nga afër i këtyre vendeve do t’u ngjallë kujtimet e periudhës së artë në marrëdhëniet mes dy shteteve.

Lidhje kjo që siç duket dëshirohet t’u transmetohet edhe brezave të rinj.

Selanik: I vihet bomba makinës së konsullit shqiptar

Prato: Çdo katër ndërmarrje një është e huaj