in

Ekstradohet nga Milano Arvenola Kume, e dënuar për shfrytëzim prostitucioni

38-vjeçarja i pati shpëtuar drejtësisë për shumë vite. Më 25 shtator 2003, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan e kishte dënuar me 7 vjet burg

“Policia italiane i dorëzoi autoriteteve shqiptare Arvenola Petrika Kume, 38 vjeçare e  lindur në Elbasan, e dënuar në mungesë për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”, ka njoftuar Policia shqiptare.

Ekstradimi u bë pasditen e 29 qershorit nga Milano në aeroportin Nënë Tereza të Rinasit ku Kume i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

Kume ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, me sentencë të datës 25 shtator 2003, e ka dënuar me 7 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”, parashikuar nga neni 114/a, pika 4, 5, i Kodit Penal. E ekstraduara Arvenola Kume, gjatë periudhës nëntor-dhjetor 1999 ka shfrytëzuar për prostitucion në Padova bashkëqytetaren Dh.H., duke e kërcënuar atë në mënyra të ndryshme.

Made in Italy. Al via la campagna contro il razzismo

Ditë historike për Kosovën. GDN vendos: “Nga shtatori pavarësi e plotë”