in

Elhaida Dani e Riccardo Cocciante, për dy ditë heronj në Shqipëri


Zhiti: Cocciante, emblemë e kulturës europiane

Cocciante e Dani u pritën që të premten nga ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Visar Zhiti, në prani të Ambasadorit të Republikës së Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani, Konsulles së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Milano, Nausika Spahia, personaliteteve të muzikës shqiptare dhe artdashës të shumtë.

Sipas ministrit Zhiti, “kënga e Cocciantes ka qenë një ndër gjërat më të bukura dhe më të çmuara të zemrave njerëzore, e cila është tashmë është jo vetëm pasuri e popullit italian, por edhe atij shqiptar”.

Në përgjigje të interesit të mediave, ylli i muzikës italiane Cocciante u shpreh se, më mirë se me fjalë, di të shprehet me këngë. “Unë nuk jam një folës i madh, nuk di të flas shumë mirë, por kam zgjedhur muzikën për të transmetuar emocionet e mia dhe mendimet e mia” tha ai para gazetarëve e dashamirësve  të mbledhur në ministri dhe u dhuroi një interpretim të këngës së tijp Margherita.  

Në vazhdim të takimit, duke folur për këngëtaren Dani, Cocciante vlerësoi maksimalisht jo vetëm talentin e vajzës shqiptare, por edhe faktin që italianët e pranuan në zemrat e tyre një vajzë jo-italine. “Kur dëgjova Elhaidën, pashë aftësitë e saj dhe mendova, ky është një talent që mund të kapërcejë kufijtë. Ne e treguam këtë. Populli italian hapi zemrën, duke zgjedhur Elhaidën”, u shpreh ai.

Vetë Elhaida Dani tha se nuk e priste një mbështetje kaq të madhe nga shqiptarët. “Dua t’ju falënderoj për mbështetjen që më keni dhënë nga dita e parë deri më sot. Jam shumë e mallëngjyer. E dija që kisha mbështetje por, nuk e dija që do lumturohej Shqipëria deri në këtë pikë” tha ajo. Ndërsa për mbështetësin e saj profesional gjatë kësaj gare, Riccardo Ciocianten, ajo u shpreh: “Jam e  lumtur që e njoha dhe  pa të nuk do ia dilja dot mbanë”.

Në këtë takim ishin të pranishëm Ambasadori i Republikës së Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani, Nausika Spahia, Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano dhe personalitete të shquara të muzikës shqiptare.

Permesso di soggiorno per studio. Come rinnovarlo?

Unë mësoj shqip – Fëmijët e Scanderbegut të Parmës në festë