Elhaida Dani, 19 vjeç e vjen nga Shqipëria drejt e në The voice of Italy ku meriton vlerësimet më të larta të jurisë: “Forcë e natyrës”, “Uragan”, “Fantastike”
Me një performancë të shkëlqyer, me një këngë të vështirë si “Mama knows best” të Jessie J, ajo ka mahnitur anëtarët e juries e gjithë publikun. Anëtarët e jurisë Raffaella Carrà, Piero Pelù, Noemi e Riccardo Cocciante, kanë kërkuar të gjithë ta kenë në grupin e vet por Elhaida Dani ka zgjedhur Cocciante. “Jam shumë i kënaqur” thotë Cocciante ndërsa Carra e përgëzon “Ke marrë një bombë”.
Elhaida ka nisur të këndojë që kur ishte vetëm 6 vjeçe. Në vitin 2009 ka fituar edicionin shqiptar të “Star Accademy” ndërsa në vitin 2012 ka zënë vendin e parë në “TopFest” me një këngë të re që ka korrur sukses të madh.
Për popullin e internetit, është ajo fituesja e këtij edicioni.