Me rastin e festave të fundvitit në pikat kufitare mes Shqipërisë e Greqisë është regjistruar fluks i madh emigrantësh. Mbi 12 mijë emigrantë kanë hyrë në 24 orët e fundit në Kakavijë e Kapshticë
Ndërsa në pikën kufitare të Kapshticës deri sot rreth mesditës kanë hyrë rreth 7 mijë emigrantë. Edhe këtu pala shqiptare ka shtuar sportelet duke punuar me 8 të tilla, ndërkohë që pala greke punon vetëm me 4.
Emigrantët që hyjnë përmes pikës së kufitare të Kapshticës sqarojnë se vonesa ka vetëm nga pala greke. “Në tokën greke presim më shumë se 2 orë. Radha në tokën neutrale shkon deri në 3 korsi”, thonë ata.