in

Erasmus +. 15 studentë shqiptarë, bursa studimi në Evropë

Të rinjtë shqiptarë do të ndjekin vitin e ardhshëm akademik në universitete të Francës, Gjermanisë, Spanjës, Anglisë, Holandës, Suedisë, Norvegjisë, Italisë. Falë marrëveshjes që ministria e Arsimit ka nënshkruar në 19 qershor me Komisionit Evropian për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin “Erasmus+”

Tiranë, 21 korrik 2014 – 15 studentë të diplomuar në universitete shqiptare kanë përfituar bursa studimi për vitin akademik 2014-2015, në kuadrin e programit “Erasmus +”.

Për ta u mbajt të premten një ceremoni përshëndetëse e organizuar në Qendrën e Informimit të Bashkimit Europian ku ishin të pranishëm Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla dhe ambasadori i delegacionit të BE-së në Shqipëri Clive Rumbold.

Studentët fitues të bursave janë diplomuar 6 në Universitetin e Tiranës, 6 në Universitetin Politeknik të Tiranës, 1 në Universitetin e Mjekësisë, 1 në Universitetin Europian të Tiranës dhe 1 në Universitetin Epoka. Bursat që kanë fituar janë për studime në fushat e avancuara të inxhinierisë dhe të shkencave të natyrës dhe një në juridik/ekonomi në universitete të Francës, Gjermanisë, Spanjës, Anglisë, Holandës, Suedisë, Norvegjisë dhe Italisë.

Bursat janë të parat të mundësuara nga marrëveshja e ministrisë së Arsimit me Komisionin Evropian për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin “Erasmus+”, program i Bashkimit Evropian për arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin, falë të cilit mund të përfitohen financimet e bashkëpunimit të jashtëm për arsimin e lartë dhe mundësia e lëvizjes së studentëve në dhe nga BE-ja, si dhe ndërtimi i kapaciteteve në fushat e arsimit të lartë.

Gjatë ceremonisë, organizuar nga Delegacioni i Komisionit Evropian në Shqipëri, Ministrja Nikolla tha se qeveria shqiptare është dhe mbetet e angazhuar për të krijuar mundësi për shkëmbime eksperiencash ndërmjet studentëve shqiptarë dhe atyre të huaj, përmes përfshirjes në programe evropiane. “Ju do të keni mundësi të përjetoni  një eksperiencë mjaft të dobishme shkëmbimi. Padyshim, kjo më bën që dhe unë të ndihem krenare që studentë si ju përmbushin denjësisht standardet e kërkuara nga institucionet evropiane të arsimit të lartë. Por sukseset tuaja nuk duhet të mbeten individuale. Ato do të transformohen në standarde, si garanci të cilësisë institucionale të universiteteve shqiptare”, tha Ministrja Nikolla.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Oliviero Toscani në Tiranë: Krijues, jini të pasigurtë!

Forza Italia alla Lega: “Torniamo insieme, clandestinità sarà reato”