“Rona Nishliu u ka bërë me të vërtetë përshtypje të gjithë të pranishmëve me vokalin e saj mbresëlënës”. Kështu shkruhet në ueb-site-n zyrtar të Festivalit Europian të këngës për përfaqësuesen e Shqipërisë Rona Nishliu, pas provës së parë në skenë të dielën.
Ajo interpretoi këngën e vetme në skenë, e ndriçuar nga një sërë prozhektorësh me dritë e kuqe. Prova e dytë e saj do të jetë të enjten më 17 maj në orën 10:30.