in

Ferri pas hekurave të qendrave të identifikimit dhe të dëbimit

Alfredi: “Prej dhjetë vjetësh në Itali e tani duan të më përzënë, do të kthehem prapë”

Alfredi pas pak javësh mbush 28 vjeç dhe do të festojë ditëlindjen brenda qendrës së identifikimit dhe të dëbimit. Është goxha djalë, i gjatë e i fortë, biond, dhe flet italisht shkëlqyer. Është shqiptar. Fakti që jeton e punon në Itali prej dhjetë vjetësh, – fillimisht në Perugia, pastaj në Rimini e në fund në Venezia – nuk ka asnjë vlerë. “Isha saldator, kam punuar gjithnjë e asnjëherë nuk kam pasur probleme”.

“Por në Venezia nuk më kanë përtërirë më lejen e qëndrimit. E as nuk e di pse. Më morën e më sollën këtu. Tani duan të më çojnë në Shqipëri – buzëqesh – por do të kthehem sërish. Këtu kam të gjithë vëllezërit e motrat. Edhe po të më nisin për Tiranë do të kthehem prapë”.

Zihet me të fejuarën e pi amoniak nga inati

Në Pisa për të festuar pavarësinë e Kosovës duke folur mbi rolin e Shoqërisë civile shqiptare