Shpresat për ata që aplikojnë nga sot e tutje janë shumë të pakta: numri maksimal i kuotave të parashikuara për këtë vit është 35.000
Romë, 30 prill 2012 – Një javë nga nisja e aplikimeve për një kuotë fluksesh, numri i kërkesave të paraqitura është më i lartë se maksimumi i kuotave të autorizuara nga qeveria, gjë që do të thotë se kush paraqet tani kërkesën ka pak shanse të fitojë. Për flukset e punonjësve të huaj sezonalë janë paraqitur deri tani 40.202 mijë kërkesa. Kjo është shifra që jep ministria e Brendshme sipas së cilës 21.486 janë nisur personalisht nga punëdhënësit, 17.717 nga shoqatat e patronatet dhe 999 nga konsulentët e punës.
Edhe pse ligji parashikon se “kërkesat për flukset mund të paraqiten deri më 31 dhjetor të vitit 2012”, shpresat për ata që aplikojnë nga sot e tutje janë shumë të pakta: numri maksimal i kuotave të parashikuara për këtë vit është 35.000. Është thuajse zero mundësia që të ketë mbi 5 mijë kërkesa të parregullta që të mund t’i lënë vend kërkesave të reja.