in

Flukset. Nis përpilimi i kërkesave për sezonalët. Udhëzues i ilustruar

Nga ora 8.00 e ditës së sotme mund të përpilohen dhe të ruhen online formularët për të thirrur në Itali punonjës sezonalë. Për ta nisur kërkesën duhet pritur botimi i dekretit në Gazetën Zyrtare. Ja procedura

Romë, 20 mars 2013 – Nga sot në mëngjes, punëdhënësit mund të përpilojnë e të ruajnë kërkesat për të sjellë në Itali e për të punësuar punonjësit sezonalë të nevojshëm për bujqësinë dhe turizmin. Për të nisur kërkesat duhet të presin botimin e dekretit të flukseve në Gazetën Zyrtare, që parashikohet të ndoshë ditët e ardhshme.

Qeveria ka autorizuar gjithsej 30 mijë hyrje. Pesë mijë prej tyre janë rezervuar për punonjës që janë thirrur në Itali si sezonalë për të paktën dy vjet rresht e për të cilët punëdhënësit kanë paraqitur kërkesë autorizimi shumëvjeçar.

Punonjësit mund të sillen nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Algjeria,  Egjipti, Filipine, Gambia, Gana, India, Maroku, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistan, Senegal, Serbia, Sri Lanka, Ukraina, Tunizia.

Kush ka qenë në Itali edhe vitin e shkuar, mund të sillet edhe këtë vit, pavarësisht nga kombësia.

Kërkesat përgatiten online, personalisht ose me ndihmën e shoqatave të kategorisë.

Në vijim një udhëzues me kalimet kryesore:

1) Lidhu me faqet internet nullaostalavoro.interno.it dhe, nëse nuk je i regjistruar, shtyp “Effettua Registrazione”:

2) Mbush formularin e regjistrimit me te dhënat e tua, fut 5 germat e kontrollit dhe shtyp “Invia”:

3) Siç shpjegon mesazhi i konfirmimit, do të marrësh në e-mail-in tënd një mesazh me udhëzimet për të çuar deri në fund regjistrimin:

4) Pasi je regjistruar, lidhu me nullaostalavoro.interno.it, shkruaj email dhe fjalëkalimin dhe shtyp “invia”:

5) Në faqen “servizi disponibili”, shtyp lart në të majtë në butonin “Richiesta moduli”:

6) Shtyp mbi “Richiesta di nulla osta al lavoro subordinato stagionale – Modulo C”

7) Kjo është faqja e parë e formularit. Shtyp mbi “Avanti” për të nisur përpilimin:

8) Para të gjithave futen të dhënat e punëdhënësit:

9) Më pas, ato të punonjësit:

10) Kujdes! Duhet specifikuar nëse kërkohet një autorizim vjetor, i vlefshëm vetëm për hyrjen e punonjësit në vitin 2012, apo shumëvjetore, që do t’i lejojë të vijë edhe vitet e ardhshme duke përfituar nga një procedurë më e thjeshtë dhe e pavarur nga flukset:

11) Në propozimin e kontratës duhet të shënosh periudhën e punës, kontratën kolektive të aplikuar, nivelin dhe detyrën e punonjësit:

12) Duhet të shënosh vendin e punës…

13) …dhe ku do të strehohet punonjësi

14) Duhet të angazhohesh që do të paguash për riatdhesimin e punonjësit në rast dëbimi dhe që do të komunikosh çdo ndryshim të marrëdhënies së punës:

15) Fut informacionet mbi numrin e punonjësve të varur dhe xhiron e ndërmarrjes:

16) Shëno ku dëshiron të marrësh komunikimet:

17) Fut të dhënat e një pullë-takse telematike prej 14,62 euro, shenjo kutinë e konfirmimit dhe shtyp butonin “salva” për të ruajtur kërkesën:

Në këtë çast kërkesa është ruajtur. Kur të vijë çasti për ta nisur do të nevojitet të hysh sërish në nullaostalavoro.interno.it, të kërkosh kërkesën mes kërkesave “da inviare”, ta hapësh dhe ta nisësh.

Elvio Pasca

Kryetari zgjedh, Sovrani voton

Pedofili vrasës dhe gjindja që është gati ta vrasë