in

Flukset. Nisen kërkesat për hyrjet e reja dhe konvertimet

Është botuar në Gazetën Zyrtare dekreti i flukseve me 17.850 kuota. Gjithçka bëhet on line përmes faqeve internet të ministrisë së Brendshme. Ja formularët që përdoren

Nisin flukset 2014. Dekreti që autorizon 5.500 hyrje dhe 12.350 konvertime është botuar në Gazetën Zyrtare e nga 30 dhjetori 2014 është e mundur të paraqiten kërkesat.

Vështirë që kuotat të mbarojnë në pak ditë, por kush përmbush kriteret është mirë të lëvizë, sepse kërkesat do të shqyrtohen në rend kronologjik të paraqitjes. Dita e fundit e vlefshme për paraqitjen e kërkesave, nëse nuk do të ketë shtyrje afati, do të jetë 29 gushti 2015.

Ashtu si vitet e shkuara, pjesa më e madhe e kërkesave paraqiten online në faqet internet të ministrisë së Brendshme, personalisht apo me ndihmën e patronateve dhe shoqatave të kategorive. Për t’u futur në sistem është e nevojshme të regjistrohesh, më pas të zgjedhësh formularin e duhur:

Formulari A për kërkesa autorizimesh për bashkëpunëtorë familjarë me origjinë italiane rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil;
Formulari B për kërkesa autorizimesh për punë të varur për punonjës me origjinë italiane rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil;
Formulari VA për konvertime lejesh qëndrimi për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional në leje qëndrimi për punë të varur;
Formulari VB për konvertime lejesh qëndrimi për punë sezonale në leje qëndrimi për punë të varur;
Formulari Z për konvertime lejesh qëndrimi për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional në leje qëndrimi për punë të pavarur;
Formulari LS për konvertime lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane në leje qëndrimi për punë të varur;
Formulari LS1 për kërkesa autorizimesh për punë shtëpiake për të huaj titullarë lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane;
Formulari LS2 për konvertime lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane në leje qëndrimi për punë të pavarur;
Formulari BPS për kërkesa emërore autorizimesh të rezervuara për punësimin e punonjësve të futur në projekte speciale.

Kujdes, për hyrjen e punonjësve të pavarur parashikohet një procedurë e veçantë, ndërsa për të sjellë punonjës për EXPO Milano 2015 duhet hyrë në një tjetër hapësirë të rezervuar të portalit të ministrisë së Brendshme italiane

Elhaida Dani triumfon në Festivalin e 53-të të Këngës në RTSh

Indrit Mema, il recordman delle strisce stradali