in

“Fshesa” greke kthen 1.761 shqiptarë gjatë tetorit

Me një operacion të posaçëm të forcave të rendit kundër migracionit të paligjshëm, Greqia ka riatdhesuar 2.056 shtetas të huaj, kryesisht shqiptarë

 

Athinë, 9 nëntor 2015 – !.761 shqiptarë janë dëbuar nga Greqia vetëm gjatë muajit tetor. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve NOA sipas të cilës, policia greke ka ndërmarrë sërish një prej aksioneve të saj të njohura me emrin “fshesa”.

Vetëm gjatë muajit tetor, Greqia ka përzënë 2.056 imigrantë të parregullt, nga këta,1761 shtetas janë shqiptarë, kurse 295 nga vende të tjera, konkretisht 90 nga Pakistani, 36 nga Gjeorgjia, 28 nga Bullgaria, 15 nga Iraku, 13 nga Turqia, 12 nga India dhe 10 nga Afganistani.

Sipas autoriteteve vendase, në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare, operacioni po vazhdon edhe gjatë muajit nëntor. “Kthimi i të huajve të kombësive të ndryshme në vendlindjet e tyre është pjesë e planifikimit operativ për trajtimin e migracionit të parregullt, – thonë zyrtarët grekë.

Kontrollet kryhen kryesisht në mjedise publike dhe vende pune, ku identifikohen dhe shoqërohen të huajt që rezultojnë pa dokumente qëndrimi apo që janë shpallur persona të padëshiruar në Greqi,

 

 

 

Genova. Vret veten në burg Asllan Agaj, vrasësi i dy grave

Viterbo. Hidhen nga shkëmbi për t’u shpëtuar karabinierëve. Vdesin dy persona