in

Greqia në krizë. Kontrolle të rrepta shqiptarëve që atje përfitojnë pension

Rreth 21 mijë shqiptarë marrin 360 euro pension në Greqi. Enti i sigurimeve shoqërore Agrare (OGA) do të nisë një fushatë kontrolli për të parë sa prej tyre plotësojnë vërtet kriteret

Athinë, 5 korrik 2011 – Agjencia greke e lajmeve Athens News Agency (ANA), njofton se Enti i sigurimeve shoqërore Agrare (OGA) do të kalojë “në shoshë” rreth 21.000 shtetas shqiptarë me kombësi greke të cilët marrin pension nga Greqia. Kontrolli po bëhet pasi kohët e fundit është konstatuar se përfitojnë pension edhe persona që nuk e kanë këtë të drejtë.

Pas një pyetjeje nga deputeti i LAOS-it, Kiriakos Velopulos, me të cilën paralajmëron qeverinë për mundësinë e deklarimeve të rreme nga shtetas shqiptarë, me qëllim që të përfitojnë pension nga OGA, ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, Jorgos Kutrumanis, ka dërguar një shkresë në Parlament, ku informon se OGA përmes një llogarie u ofron çdo muaj pension dhe përkujdesje shëndetësore shtetasve grekë dhe “homogjenëve” (siç quhen në Greqi shqiptarët me prejardhje greke) të moshuar të cilët banojnë në Greqi, përderisa vërtetojnë se janë të pafuqishëm ekonomikisht dhe se ata dhe bashkëshortët e tyre nuk përfitojnë pension apo asistencë tjetër, më të lartë nga pensioni që ofron Enti i Sigurimeve Agrare, me vlerë 360 euro.

Por ministri Kutrumanis nënvizon se “kohët e fundit është konstatuar se në Amzën e pensionistëve homogjenë të OGA, përfshihen edhe persona që nuk e gëzojnë të drejtën e pensionit”.

Prandaj, nga shërbimet kompetente, bashkë me përditësimin e Amzës, po kryhen edhe verifikim për të gjithë pensionistët, përfshirë edhe homogjenët, për të parë nëse përmbushin kriteret.

“Përmes kësaj procedure”, thekson ministri i Punës, “synohet që të verifikohet nëse përfituesit e kësaj kategorie janë në jetë, nëse kanë vërtetë origjinë greke, etj”.

Ministri informon gjithashtu deputetin, se në kuadër të këtij kontrolli u kërkuan nga pensionistët homogjenë, numri i të cilëve është rreth 21.000 vetë, të dhëna të reja, siç është letërnjoftimi elektronik shqiptar me të cilin janë pajisur thuajse të gjithë shtetasit shqiptarë si dhe pasaporta biometrike që jepet edhe në ambasadën shqiptare në Greqi, që përbëjnë elementët kryesorë të identifikimit.

Basha apo Rama?{br}Gara pa fund për Tiranën

Në gjyq drejtuesit e ndërmarrjes për lëndimin e rëndë të punonjësit shqiptar