in

Grosseto. Plagos me thikë të fejuarin e vajzës, arrestohet 45-vjeçari

Natën e vitit të ri, një 31-vjeçar shqiptar ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë. U plagos me thikë në gjoks nga babai i të fejuarës, që është arrestuar brenda pak orëve na ngjarja

Romë, 2 janar 2014 – Një shqiptar 31 vjeç është plagosur me thikë në kraharor mbrëmjen e 31 dhjetorit ndërsa ishte në restorantin ku punonte. Agresori, një 45-vjeçar, edhe ky shqiptar, babai i të fejuarës së viktimës është arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur në Follonica të provincës së Grossetos rreth orës 18 të 31 dhjetorit. 45-vjeçari ka shkuar në picerinë ku punonte si kuzhinier i fejuari i të bijës dhe e ka qëlluar këtë me grusht në fytyrë e më pas me thikë në gjoks. Kuzhinieri është çuar menjëherë në spitalin e Follonica-s e meqë gjendja e tij paraqitej e rëndë është transferuar në spitalin Misericordia të Grossetos ku është akoma i shtruar. Fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën.

45-vjeçari shqiptar, punëtor pa precedentë penalë është arrestuar pas dy orëve dhe është mbyllur në burgun e qytetit me akuzën e tentatiës së vrasjes. Shkaqet e agresionit nuk janë të qarta por fillimisht flitet për mosmarrëveshje familjare.

(Ndiqni ShqiptariiItalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Brescia. Qëllon me armë babain dhe vëllain e ish të shoqes

Brescia. Vret veten 43-vjeçari që qëlloi me armë njerëzit e ish të shoqes