in

Grumello. Rreh të shoqen dhe të bijën. Përfundon në burg

Një shqiptar 48 vjeç është arrestuar mbrëmjen e të hënës për keqtrajtime në familje dhe qëndresë ndaj zyrtarëve të shtetit

Romë, 3 tetor 2012 – Karabinierët e Bergamos kanë arrestuar të hënën në mbrëmje një shqiptar 48 vjeç rezident në Grumello. E akuzojnë për keqtrajtim të familjarëve dhe për qëndresë ndaj zyrtarëve të shtetit.

Episodi ka ndodhur të hënën. Një grua shqiptare rezidente në Grumello ka marrë në telefon 112-tën (karabinierët) dhe u ka treguar se i shoqi po e rrihte.

Sipas gazetës lokale ecodibergamo.it, kur kanë mbërritur në adresën e dhënë nga gruaja , karabinierët kanë parë 48-vjeçarin që rrihte të shoqen, vajzën 12 vjeçe dhe kunatën. Madje u ka bërë qëndresë edhe forcave të rendit që më në fund i kanë vënë prangat dhe e kanë çuar në burg.

 

Xhudistja Majlinda Kelmendi shpallet nënkampione e botës në Romë

Dorëshkrimi i ‘Dimrit të vetmmisë së madhe’ i kthehet Kadaresë