Konsull nderi është emëruar profesori Teodor Bilushi
Romë, 13 nëntor 2011 – Më 15 nëntor do të përurohet në Gjirokastër Konsullata e nderit e Italisë në Gjirokastër. Në ceremoni do të jenë të pranishëm Ambasadori i Italisë Saba D’Elia, konsulli i përgjithshëm i Italisë në Vlorë, Segio Strozzi dhe autoritete shqiptare.
Presidenti i Republikës Italiane, Giorgio Napolitano ka emëruar Konsull Nderi të Italisë në Gjirokastër Profesor Teodor Bilushin.
Ceremonia e përurimit do të zhvilllohet më datën 15 nëntor 2011, në orën 16.30, në Lagjen Varosh, 92. Do të vijojë, pranë Teatrit “Zihni Sako” të Gjirokastrës, koncerti i Orkestrës frymore të Konservatorit “Tito Schipa” të Lecce-s, e drejtuar nga Mjeshtri Giovanni Pellegrini organizuar falë edhe kontributit të Sipërmarrjeve Uji Tepelenë, Grupi Todini e Ruci Tours.