in

Hiqej si grek. Në burg zbulohet identiteti i vërtetë i të kërkuarit shqiptar

Gjon Kola, 45 vjeç nga Puka kërkohej nga drejtësia shqiptare pasi Gjykata e krimeve të rënda të Tiranës e kishte dënuar për trafik droge. Për drejtësinë italiane njihej si Georgios Mirtilidis, dhe duhet të vuajë dy vjet burg për drogë

Romë 16 gusht 2012 – “Ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron” thotë shprehja popullore që i shkon shumë për shtat Gjon Kolës, alias Georgios Mirtilidis. Qoftë me emrin e vërtetë qoftë me identitetin e ri grek, nuk u është ndarë krimeve të lidhura me drogën.

Në Itali ku është dënuar me dy vjet në regjim gjysmë-lirie për vepra penale të lidhura me drgën njihej si qytetar grek me emrin Georgios Mirtilidis. Në të vërtetë emri i tij është Gjon Kola, 45 vjeç nga Puka, i kërkuar nga Interpoli në emër të drejtësisë shqiptare për krime të lidhura gjithnjë me drogën të kryera në Shqipëri për të cilat Gjykata e krimeve të rënda të Tiranës e ka dënuar me gjashtë vjet burg.

Zbulimi i identitetit të vërtetë të “grekut” u bë në burgun Miogni të Vareses, ku u transferua pak ditë më parë nga një tjetër burg italian ku kishte kaluar për bukuri si grek.  Kishte kërkuar transferimin sepse do të punësohej nga një ndërmarrje e zonës (vuante dënim në gjysmëliri, kështu që i lejohej të punonte).

Kur në burgun e ri panë dokumentet greke, kartë identiteti, patentë e pasaportë, e bënë disa kontrolle, doli në dritë që dy dokumentet e para ishin të falsifikuara, ndërsa pasaporta duket e vërtetë (ndoshta e blerë e bardhë, është plotësuar me të dhënat personale të rreme).

Tani Gjon Kola do të mbarojë së vuajturi dënimin në Itali, me siguri jo më në gjysmë-liri, dhe më pas do të ekstradohet në Shqipëri ku duhet të vuajë gjashtë vjetët e tjerë.

 

Aksident në Aurelia. Vdes 38-vjeçari piagosen e shoqja dhe fëmijët

Banka e Shqipërisë: 15% e investimeve bëhen në ndërtim