Një shqiptar në Senigallia, që nuk zgjidh dot hallin e tregon dëshpërimin e tij duke u përpjekur t’i vërë zjarrin vetes në zyrë të kryetarit të komunës
Romë, 20 mars 2012 – Një shqiptar rezident në Senigallia të Ankonës, i ka shkuar në zyrë kryetarit të komunës për t’i kërkuar ndihmë. Problemi duket se lidhet me të bijën me probleme që duhet të transferohet në një strukturë spitalore. Për të shprehur dëshpërimin e tij maksimal ka derdhur mbi vete bidonin e benzinës që kish marrë me vete dhe është përpjekur t’i vërë flakën vetes me çakmak. Ndërhyrja e menjëhershme e kryetarit të komunës që ka arritur t’i heqë nga dora çakmakun para se ky të ndizet duke evituar tragjedinë.
Pasi e kanë qetësuar disi, shqiptari është vizituar fillimisht nga një ekip mjekësor e më pas është lënë nën kujdesin e asistentëve socialë.