Gruaja është kapur në flagrancë nga karabinierët e San Marco in Lamis të Foggias dhe është arrestuar me akuzën e zjarrvënies me qëllim
Romë, 10 gusht 2012 – Kush nuk e ka thënë apo dëgjuar njëherë shprehjen “mos i fryj zjarrit” apo “mos i hidh benzinë zjarrit”? Lindita P., shqiptare 48 vjeçe rezidente në provincën e Foggias, është kapur në flagrancë pikërisht duke i hedhur benzinë zjarrit që këto ditë të nxehta gushti po bën dëme veçanërisht në Italinë e mesme dhe të jugut.
Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, gruaja është kapur dje pak para mesdite në me benzinë e çakmak teksa “ushqente” flakët që anash rrugës provinciale që lidh San Giovanni Rotondo me San Nicandro Garganico, kishin shkatërruar deri në atë moment dy hektarë Shkurre mesdhetare.
Gruaja është mbyllur në burgun e Foggias me akuzën e zjarrvënies me qëllim, ndërsa vullnetarët e Mbrojtjes Civile dhe zjarrfikësit kanë shuar menjëherë zjarrin duke shpëtuar pyllin dhe shtëpitë aty pranë.