in

Italia ndjek me vëmendje procesin zgjedhor në Shqipëri

Me një komunikatë për shtyp, ministria e Jashtme italiane njofton se “ka ndjekur me vëmendje të veçantë zhvillimin e zgjedhjeve administrative në Shqipëri duke marrë pjesë në mënyrë aktive në Misionin e monitorimit ndërkombëtar”. Në komunikatë thuhet që Farnesina shpreson se “ngjarjet e këtyre ditëve të shtyjnë organizmat shtetërorë të parashikuar për mbarëvajtjen e procesit elektoral të kryejnë detyrën e vet me efikasitet dhe paanshmëri”.

Ministria italiane u këshillon partive politike të përfshira në garën zgjedhore “moderim në deklarata dhe në veprime”. “Nevojitet që të gjithë të angazhohen që siguria e popullsisë në territorin shqiptar të respektohet dhe të garantohet. Italia mbështet gjithnjë procesin politik demokratik që ka çuar Shqipërinë të ndërmarrë rrugën e saj të integrimit evropian, ndërsa pak ditë më pak kemi festuar përvjetorin e dytë të aderimit të Tiranës në NATO”.

Së fundi ministri Frattini beson se “në të mirë të vetë vendit, Shqipëria do të vazhdojë udhëtimin e saj drejt Europës, duke dëshmuar përgjegjësi dhe pjekuri politike”.

Agjencitë italiane të lajmeve për situatën në Tiranë

Lorik Cana shumë shpejt me Lazion