in

Italia nuk është vend për fëmijët

Sipas ‘Save the Children’, në Italinë e Jugut ka 417 mijë fëmijë që jetojnë në varfëri absolute

Romë, 11 dhjetor 2012 –Nga 720 mijë fëmijëve që gjenden në varfëri absolute në gjithë Italinë, më shumë se gjysma, 417 mijë jetojnë në jug të vendit, deklaroi sot dega italiane e organizatës ndërkombëtare joqeveritare ‘Save the Children’.

“Në Italinë e Jugut, shpenzimet sociale për fëmijët janë mesatarisht 61 euro në vit, kundrejt 282 eurove për fëmijët që jetojnë në krahinën e Emilia Romagnias”, vënë në dukje nga ‘Save the Children’. Madje në Kalabri kjo arrin në vetëm 25 euro për fëmijë në vit.

Presidenti i ”Save the Children”, Claudio Tesauro e përshkruan situatën si dramatike. “Mirëqenia e fëmijës nuk përbën luks dhe ne duhet t’u kushtojmë më shumë kujdes atyre. Shërbimet për fëmijët e adoleshentët janë të domosdoshme, veçanërisht në kohë krize. Shpenzimet publike, kryesisht ato që u kushtohen të miturve nuk janë kosto por investim i rëndësishëm që ‘shpërblen’ qoftë në kuadrin e mbrojtjes së të drejtave qoftë në kuadrin e kursimit në të ardhmen”, thotë Tesauro.

Shqipëria në darën e të ftohtit polar

Shqipëria në sytë e arbëreshëve dhe kujtimet e Jorgaqit