in

Italianët pa Shtetësi: “Vendi që dëshiron të ketë të ardhme, nuk sakrifikon fëmijët”

Lëvizja e bijve dhe bijave të imigrantëe kundër dallavereve PD-Lega që parashikojnë “shitjen” e reformës së shtetësisë në këmbim të ligjit zgjedhor. “Senati të mbajë premtimin”

Romë, 25 janar 2017 – “Nuk është  mundur të sakrifikohen fëmijët. Urdhërimi i parë i një Vendi që dëshiron të ketë një të ardhme e të shohë të shkuarën me krenari e besim duhet të jetë “fëmijët para së gjithash”. Por jo të parët që mund të braktisen, të shtyhen akoma më poshtë në baltë deri sa të arrijnë fundin e batakut, ku dergjen reliktet e politikës italiane”.

Kështu i përgjigjen, Italianët pa Shtetësi, hipotezës se Partia Demokratike është e gatshme t’i bëjë gropën reformës së shtetësisë për brezat e dytë vetëm e vetëm që të favorizojë arritjen e një mirëkuptimi me Legën mbi ligjin e ri zgjedhor. Një prapaskenë e nxjerrë në dritë dje nga një shkrim i të përditshmes Repubblica, që shkon në kah të kundërt me premtimin publik të bërë javën e shkuar nga krerët e partisë.

Lëvizja, e përbërë nga të rinj të rritur në Itali, bij imigrantësh, lindi para pak muajve, por ndërkaq ka organizuar manifestim proteste, u ka nisur “kartolina qytetare” senatorëve, u ka kujtuar të gjithëve me rastin e referendumit, që ka edhe italianë që nuk e kanë të mundur të votojnë.

Kartolina e Fioralba Dumës drejtuar Senatorëve të Republikës italiane

Me të ardhur viti i ri, të rinjtë nisën edhe fushatën e re në rrjetet sociale, #AnnonuovoLeggenuova, me të cilën “tregojnë se kanë besim të madh te Italia, besojnë në miratimin e reformës që do të jetë një sinjal qytetarie për Italinë tonë”.

“Një besim – shkruajnë Italianët pa Shtetësi – që vazhdojmë të mbajmë gjallë dhe që në shkurt do të na shtyjë të dalim sërish në shesh në Romë, sepse jemi aktivë nuk jemi më hije e as viktima, për t’u kërkuar përfaqësuesve të Senatit të Republikës sonë të ketë guxim e të mbajë premtimet që na kanë bërë neve e brezave që do të vijnë: të drejta të barabarta për të gjithë fëmijët që rriten në Itali dhe një të ardhme si qytetare e qytetarë. Për të dalë nga bataku në të cilin gjendet Vendi që nuk mund të shohë në sy të gjithë bijat e bijtë e tij”.

 

 

 

Patente gratis agli immigrati, la nuova bufala che corre sul web

Presa diretta tra gli albanesi d’Italia (VIDEO)