in

Jam i parregullt, por po kthehem në vendin tim, rrezikoj gjë në kufi?

E fejuara ime ka ardhur në Itali si turiste por ka qëndruar më gjatë se 3 muaj. Tani po kthehet në Shqipëri. Mund të ketë ndonjë problem në të ardhmen?

Autoritetet e kontrollit në kufijtë e jashtëm të BE-së kanë detyrimin të vënë në pasaportën e të huajit që hyn e del nga territori italian apo evropian vulën e hyrjes dhe të daljes, duke shënuar edhe datën e kufirin e saktë.

Nëse identifikimi i të huajit që ka qëndruar në Itali pa një dokument të vlefshëm qëndrimi bëhet gjatë kontrolleve të policisë së kufirit ndërsa i huaji po largohet me dëshirë nga territori kombëtar, nuk do t’i kërkohet pagesa e gjobës së parashikuar nga normativa në fuqi e as do t’i lëshohet dekret dëbimi.

E megjithatë, nëse i huaji vjen nga vende qytetarëve të të cilave u nevojitet vizë për të ardhur në Itali, kur të kërkojë një të re për turizëm, autoritetet konsullore mund t’i kërkojnë shpjegime lidhur me qëndrimin e tejzgjatur e të vlerësojnë nëse personi u duket apo jo i interesuar të emigrojë. Në fakt, nëse vlerësohet që personi paraqet rrezikshmëri të lartë migrimi, viza i mohohet dhe i interesuari mn të sinjalizohet në Sistemin e Informacionit Schengen (SIS). Sistemi është i përbashkët për të gjitha vendet Schengen, ndaj nëse i interesuari provon të kërkojë vizë në një tjetër vend të zonës Schengeen mund të hasë vështirësi edhe për lëshimin e kësaj vize të re.

Duhet mbajtur parasysh që edhe qytetarët që vijnë nga vende që kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe me Italinë apo me BE-në për heqjen e vizave, siç është rasti i Shqipërisë, janë të detyruar të respektojnë kohëzgjatjen maksimale të qëndrimeve afatshkurtra (vetëm për t cilat nuk kanë nevojë për vizë) që është 3 muaj. Edhe në këtë rast, autoritetet e kufirit gjatë kontrollit të dokumenteve mund të gjykojnë që i huaji paraqet rrezik migrator e për rrjedhojë të mos i lejojnë hyrjen në kufi.

Është e udhës të mbahet parasysh që koha e qëndrimi për turizëm nuk mund të zgjatet nga autoritetet kompetente e as të kërkohet një vizë e re ndërsa i huaji është akoma në Itali, me përjashtm të rasteve kur është fjala për ndonjë emergjencë të dokumentuar.

Maria Elena Arguello/Stranieriinitalia.it

In italiano: Sono irregolare, ma torno nel mio Paese, cosa rischio alla frontiera?

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në 
Facebook dhe Twitter)

 

Kundër importit të mbetjeve, mijëra qytetarë dalin në protestë

Shqipëria mbresëlënëse në një video në Lonely Planet