in

Jashtë rrezikut për jetën nëntetar Aleksandër Peçi

Nëntetar Peçi i është nënshtruar sot një tjetër operacioni e sapo të stabilizohet do të çohet në Gjermani  

Tiranë, 22 shkurt 2012 – Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura kanë dhënë informacion mbi gjendjen shëndetësore të nëntetar Aleksandër Peçit, i cili mbeti i plagosur rëndë të hënën në Afganistan. Sipas tyre ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet që Peci është transferuar në Spitalin Ushtarak Amerikan në Bazën Ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit, një spital me personel shumë të kualifikuar për ndërhyrje kirurgjikale të vështira, ku Nëntetar Peci i është nënshtruar edhe një operacioni tjetër, i cili ka zgjatur disa orë.

“Operacion ka dalë me sukses të plotë dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë. Ai tashmë ndodhet tërësisht jashtë rrezikut dhe funksionet e tij jetësore janë duke u kthyer në normalitet”, thuhet më tej në njoftim.

Në njoftim theksohet gjithashtu që “pasi gjendja e tij shëndetësore të jetë në nivel të qëndrueshëm për të përballuar kushtet e udhëtimit, ai do të transferohet për një trajtim mjekësor më të gjatë dhe më të hollësishëm në Gjermani”.

Come si entra in Italia per lavoro autonomo

Padova. E gjejnë të vdekur në makinë të tij 21-vjeçarin Kapaj