in

Klaudia Pepa magjeps Massimo Ranierin e publikun (Video)

Balerina shqiptare Klaudia Pepa vazhdon me sukses garën e saj në Amici të Maria De Filippit. Performancë pas performance, me zotësinë e saj ajo po bën për vete publikun e jurinë e tashmë janë të shumtë ata që shohin tek ajo fituesen e kategorisë për këtë vit.
Në emisionin e mbrëmshëm ajo ka vallëzuar nën notat e “Se bruciasse la città” e Massimo Ranierit, i ftuar special që këtë radhë nuk ka duetuar me një nga konkurrentët këngëtarë por ka zgjedhur të shoqërojë performancën e Klaudias. Për të cilën jep një vlerësim shumë të lartë: “E bukur, e talentuar, plot hir, me një trup të mrekullueshëm dhe një fytyrë shumë të bukur”.

Video:

Azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani, në prill më të shumtit se çdo kombësi tjetër

Agon Channel nën lupën e Report