in

Kledi Kadiu në turne me “Non Solo Bolero”

Spektakli, pas një turneu veror shumë të sukseshëm, nga tetori  kthehet në skenat e teatrove kryesorë italianë

Romë, 10 tetor 2010 – Pasi ka përfunduar një periudhë të pasur televizive, balerini Kledi i kthehet teatrit me spektaklin Non Solo Bolero”, me kompaninë Mvula Sungani dhe balerinën e parë Emanuela Bianchini.

Koreografitë e Mvula Sunganit rrëfejnë në mënyrë kinematografike jetën dhe historinë e njerëzve të zakonshëm përmes frymëzimit të kryeveprave letrare dhe muzikore të riinterpretuara dhe transfiguruara, nga Carmen e Bizet-së , te Carmina Burana e Orff-it, nga Amores e Ovidio-s deri te Bolero e Ravelit.

“Non Solo Bolero” është një pjesë me shije të fortë etnike, me ritëm në rritje në të cilin alternohen meloditë e mrekullueshme të Orff-it dhe Ravelit, me muzikë origjinale dhe këngë popullore që përbëjnë kolonën e mahnitshme zanore.

Mbi gjithçka mbizotëron me energjinë, me praninë skenike dhe intensitetin e një balerini të jashtëzakonshëm Kledi Kadiu. Balerin që vitet e fundit ka merituar çmime të panumërta: në vitin 2004 çmimin “Gino Tani” si artisti i vitit, në vitin 2006 çmimin “La Ginestra d’Oro” si balerini më i mirë televiziv, në vitin 2009 çmimin lsa Morante “Ragazzi” në Napoli, për librin e tij të parë “Meglio di una Favola”, në qershor 2010 çmimin “Ariston Proballet 2010 për aftësinë dhe shumanshmërinë profesionale dhe për dhuntitë e tij mediatike, dhe së fundi, në korrik 2010 çmimin “Acqui Danza 2010”, me motivimin “për inteligjencën dhe vendosmërinë me të cilën i ka bërë të njohur në mënyrë të pazakontë botën e baletit akademik një publiku të gjerë dhe heterogjen si ai televiziv, duke luajtur rolin e një ambasadori të pazakontë”.

Kalendari i turneut “Non Solo Bolero”

27     tetor    Trento /Centro S.Chiara

5     nëntor    Augusta Città della notte
7     nëntor    Padova /Gran Teatro ore 16 30
11     nëntor  Verona / Teatro Nuovo
12     nëntor  Livorno / Teatro Goldoni
13     nëntor  La Spezia / Teatro Civico
14     nëntor  Trieste / Teatro Bobbio
17     nëntor  Lecce / Teatro Politeama
19     nëntor  Avezzano / Teatro dei Marsi
21    nëntor   Latina / Teatro D’Annunzio
23    nëntor   San Nicandro Garganico / Teatro Italia
24    nëntor   San Nicandro Garg. (FG) / Teatro Italia
25     nëntor  Taranto / Teatro Orfeo
26     nëntor  Lamezia Terme / Teatro Politeama S. Biase
27    nëntor   Soverato / Teatro Comunale
28     nëntor  Orvieto / Teatro Mancinelli ore 17 30

2     dhjetor   Modena / Teatro Michelangelo
3     dhjetor   Tolmezzo / Auditorium Candoni
4     dhjetor   Cordenons / Auditorium Moro
5     dhjetor   Budrio / Teatro Consorziale
7     dhjetor   ore 21.00      Roma / Teatro Italia
8     dhjetor   ore 21.00      Roma / Teatro Italia
9     dhjetor   ore 21.00      Roma / Teatro Italia
10   dhjetor   ore 21.00      Roma / Teatro Italia
11   dhjetor   ore 17.00 / 21.00 Roma / Teatro Italia
12   dhjetor   ore 17.30             Roma / Teatro Italia
14   dhjetor   Piombino / Teatro Metropolitan
15   dhjetor   Jesolo / Teatro Vivaldi
16   dhjetor   Ferrara / Teatro Nuovo
17   dhjetor  Vignola / Teatro Comunale
18   dhjetor  Lovere / Teatro Crystal
19   dhjetor  Lovere / Teatro Crystal
21   dhjetor  Bologna / Europauditorium
22   dhjetor  Bergamo / Tearto Creberg
28   dhjetor  Merano / Teatro Puccini

5     janar      Campobasso / Teatro Savoy
6     janar      Campobasso / Teatro Savoy
8     janar      Alassio / Palalassio Ravizza
11    janar     Cervignano del Friuli / Teatro Pasolini
12    janar     Faenza / Teatro Masini
13     janar    Cattolica / Teatro della Regina
14     janar    Forlì / Teatro Diego Fabbri
15     janar    Argenta / Teatro Fluttuanti
16     janar    Gallarate / Teatro Gassman
18    janar     Napoli / Teatro delle Palme
19     janar    Pisa / Teatro Verdi
20     janar    Saronno / Teatro Giuditta Pasta
21     janar    Piano di Sorrento / Teatro Delle Rose
22     janar    Lanciano / Teatro Comunale Fenaroli
25     janar    Conegliano /Teatro Accademico
26     janar    Monza / Teatro Manzoni
27     janar    Varese / Teatro di Varese
28     janar    Vighizzolo / Teatro Fumagalli
29     janar    Salerno / Teatro delle Arti
29    janar     Salerno / Teatro delle Arti
30     janar    San Benedetto del Tronto / Palariviera
31     janar    Firenze / Teatro Verdi

3    shkurt     Melito / Teatro Barone
5     shkurt    Oleggio / Teatro Civico
6    shkurt     Ivrea / Officina H
9    shkurt     Bolzano / Teatro Comunale
18    shkurt   Assisi / Teatro Lyrick
19    shkurt   Fabriano / Teatro Gentile
20    shkurt   Fabriano / Teatro Gentile
26    shkurt   Torino / Teatro Nuovo
27    shkurt   Asti / Teatro Alfieri

Shqipëria e Minarollit në Viareggio

Stiffoni (Lega): “T’u mbyllim dyert shqiptarëve e boshnjakëve”