in

Kledi sjell baletin shqiptar në Rai 5

Ndërron titull por jo protagonist, programi televiziv mbi baletin e botën e vallëzimit i kanalit Rai 5. Vjet quhej “Step – Passi di danza” sezonin e parë, dhe quhet “Progetti di danza” këtë vit. Protagonist i programit, edhe këtë vit, balerini Kledi Kadiu, i cili prej dy muajsh po drejton emisionin televiziv, që jepet çdo të shtunë në orën 22.45. E siç kish thënë për shqiptariiitalise.com që në verë, një nga dymbëdhjetë pjesët e këtij sezoni ia ka dedikuar Shqipërisë.

Kështu, më 17 dhjetor, në Rai 5 u prezantuan shkolla e baletit, teatri i Operës ku hodhën hapat e parë të baletit Kledi Kadiu, Anbeta Toromani, Hektor Budlla, Eris Nezha, Gentian Doda Ludmill Çakalli e Tania Sulejmani, Ilir Kerrni, Lola Fejzo, Leart Duraku, e shumë të tjerë, të njohur në Itali e jo vetëm këtu. Kledi prezantoi gjatë programit edhe profesorët që me punë e pasion ndihmuan e ndihmojnë breza balerinësh që të shquhen jo vetëm për talentin e tyre për edhe për teknikën.

Emisioni i 17 dhjetorit ishte deri diku edhe si disa faqe të ditarit të vetë Kledit, që u kthye në vendet ku hodhi hapat e parë, takoi mësuesit, miqtë e kolegët e tij, përshkoi pjesën më të rëndësishme të formimit të tij si balerin.

Nëse e keni humbur emisionin e të shtunës mbi baletin shqiptar, mund ta shihni në lidhjen e mëposhtme:

Progetti di danza – 17 dhjetor 2011

Rinas. 1,4 milionë pasagjerë gjatë nëntë muajve të parë të vitit

Portali albanologjik