in

KQZ shtyn për nesër vendimin për ankimimet

Tiranë 30 maj 2011 – Ende nuk i duket fundi zgjedhjeve të 8 majit. Pas Kolegjit Zgjedhor që ka shtyrë për të premten, 3 qershor, vendimin mbi ankimimin e PS-së, sot edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu për nesër vendimmarrjen për kërkesat ankimore të Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste lidhur me tabelën përmbledhëse për kryetar të bashkisë Tiranë.

Pas shqyrtimit të ankesave të të dyja subjekteve, KQZ vendosi të administrojë provat e qendrave të votimit të KZAZ-ve për të cilat adresohet ankimimi, siç janë libri i protokolleve, procesverbalet e grupeve të numërimit, etj, në mënyrë që Komisioni të hetojë rreth tyre. Përgjatë një mbledhjeje me debate të zgjatura për rreth pesë orë, KQZ shqyrtoi bashkërisht dy ankesat, duke i trajtuar si një të vetme, nisur nga problematika e përbashkët.

Kërkesa e PD-së kërkonte rivlerësimin dhe rinumërimin e votave të kontestuara në katër njësi bashkiake të kryeqytetit, si dhe përfshirjen e tyre në tabelën përfundimtare të rezultateve.
Përfaqësuesit e shumicës në KQZ mbështetën këtë ankesë, duke e konsideruar ligjore dhe në funksion të objektivit për rivlerësimin e çdo vote të kontestuar. Ndërsa përfaqësuesja e opozitës në KQZ, nënkryetarja Dëshira Subashi, tha se ankesa e PD-së është “nonsens” dhe “një taktikë ndaj kundërshtarit politik”.

Kërkesa tjetër e shqyrtuar sot nga Komisioni Zgjedhor që i përkiste PS-së kundërshton rezultatet e KZAZ-nr. 49, njësia bashkiake 5, si dhe vendimin e KQZ-së për tabelën përfundimtare të Bashkisë Tiranë.

KQZ do të mblidhet nesër (ora 09:30) për të vendosur lidhur me ankimimet e dy subjekteve zgjedhore.

Gjenden në Rimini 15-vjeçaret e zhdukura në Cremona

Çmim ndërkombëtar për Alfred Milot Mirashin