in

Kush janë 16 viktimat e tërmetit

Katër të vdekur në Cavezzo, tre në San Felice sul Panaro, tre në San Giacomo Roncole dhe tre në Medolla

Ka shkuar në 16 numri i viktimave të tërmetit të sotëm që ka goditur Emilian. Mungojnë akoma edhe 5 persona për të cilët po vazhdohet të gërmohet mes gërmadhave.

Tre persona kanë humbur jetën në San Felice sul Panaro nën rrënojat e kapanonit të ndërmarrjes Meta:  janë Gianni Bignardi, inxhinier, 62 vjeç nga Mirandola; shefi i repartit Mohamad Azarg, 46 vjeç, baba i dy fëmijëve, maroken rezident në Finale Emilia; punëtori indian Kumar Pawan, 27 vjeç, baba i dy fëmijëve, rezident në Finale Emilia.

Në Mirandola ka humbur jetën Mario Mantovani, 64 vjeç, i zënë poshtë rrënojave të Aries Biomedicale.

Tre të vdekur edhe në ndërmarrjen Haemotronic të Medollas. Njëri është Paolo Siclari, 37 vjeç nga Messinaqë kishte emigruar në veri për punë në vitin 2001. Trupat e dy personave të tjerë të nxjerrë pak kohë më parë ende nuk janë identifikuar. Akoma vazhdojnë kërkimet për personin e katërt që gjendet nën kaparonin e shembur.

termet modenaTre persona të tjerë kanë humbur jetën në shembjen e BBC-së në San Giacomo Roncole. Nën rrënojat e fabrikës që prodhon përbërës mekanikë për sektorin biomjekësor kanë mbetur një prej tre titullarëve të ndërmarrjes, enea Grilli 64 vjeç dhe dy punëtorë Eddi Borghi dhe Vincenzo Grilli, të dy 39-vjeçarë.

Në Concordia ka humbur jetën imzot Sergio Cobellini, 68 vjeç, i goditur nga një oxhak teksa ishte në rrugë, sapo kishte dalë nga banka në qendër të qytetit.

Në Rovereto di Novi ka humbur jetën imzot Ivan Martini, 65 vjeç nga Cremona, teksa përpiqej të shpëtonte sende me vlerë të kishës së Shën Katerinës.

Katër të vdekur në Cavezzo. Janë identifikuar Daniela Salvini, 42 vjeç, llogaritare në fabrikën e mobilieve Malavasi; Iva Contini, 56 vjeç, që punonte në Colorificio Oece; Enzo Borghi, 78 vjeç, pensionist që humbi jetën ndërsa shkonte të verifikonte dëmet e një shtëpie. Mes të humburve Liviana Santini, 58 vjeçe.

Terremoto in Emilia: muoiono operai immigrati sotto i capannoni

Varese. Humbet jetën në punë 42-vjeçari shqiptar i helmuar nga gazra toksikë