in

L’Aquila. Rrezikon dënimin e përjetshëm Selmanaj. Vrau të shoqen dhe të bijën

Më 16 tetor 2013, Veli Selmanaj u arrestua për vrasjen e të bijës Senade 21 vjeçe dhe gruas Fatime 45 vjeçe. Pak kohë përpara vrasjeve ai ishte përzënë me vendim gjykate nga shtëpia për shkak të padisë së paraqitur nga e shoqja për dhunë, edhe seksuale, ndaj të bijës.

Fatime e Senade Selmanaj
Romë, 21 mars 2014 – Veli Selmanaj, kosovari 46 vjeç që më 16 tetor 2013 vrau të shoqen e të bijën, tani rrezikon dënimin e përjetshëm. Gjykatësit nuk kanë pranuar gjykimin e përshpejtuar të kushtëzuar nga një ekspertizë psikiatrike që do të sillte edhe një reduktim të dënimit. Sipas gjykatësve, legalët e Selmanajt kanë paraqitur me vonesë kërkesën e ekzaminimit psikiatrik të të pandehurit.

Selmanaj, që e ka pranuar menjëherë krimin e tij, akuzohet për dy vrasjet, me rrethanat rënduese të paramendimit dhe të lidhjes së gjakut (për vrasjen e të bijës), si edhe për mbajtje arme pa leje.

Seanca e parë gjyqësore është vendosur të mbahet më 10 prill, në gjykatën për krimet e rënda të L’Aquila-s.

Selmanaj ishte akuzuar më parë edhe për dhunë seksuale ndaj të bijave, arsye për të cilën edhe ishte larguar me forcë nga shtëpia ku banonte e shoqja me vajzat.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Verona. Vritet me armë zjarri 42-vjeçari Lilaj

“Grifo d’argento” për Marsida Konin. Perugia e nderon me simbolin e saj