in

L’Aquila. Vrau ish të shoqen dhe të fejuarin e saj, burg të përjetshëm për Kapllanin

Burhan Kapllani vrau për xhelozi ish të shoqen, nënën e katër fëmijëve të tij, me të cilën ish ndarë prej një viti

Romë, 10 korrik 204 – Më 17 janar 2013 Burhan Kapllani, 49 vjeç, u ka marrë jetën dy personave të pafajshëm, ish të shoqes së tij Arjeta Boshti, 35 vjeçe, dhe të fejuarit të saj të ri me të cilin bashkëjetonte e do të martohej, Shpëtim Hana, 37 vjeç. Duke lënë jetimë katër fëmijët akoma të mitur të lindur gjatë martesës me Boshtin.

Për këto vrasje, Kapllani është dënuar me burgim të përjetshëm, me gjashtë muaj izolim të plotë gjatë ditës dhe me heqjen e pushtetit prindëror mbi katër fëmijët të tij të cilëve u vrau nënën.

Sipas prokurorisë së L’Aquilas, vrasjet kanë qenë të paramenduara: atë ditë janari, Kapllani është armatosur e me gjak të ftohtë ka pritur që çifti të dilte nga një supermerkatë në Bazzano, e mes dhjetëra dëshmitarësh, ka shtënë dy herë: një plumb gruas e një tjetër të fejuarit të saj që kanë vdekur menjëherë.

Kapllani është kapur menjëherë pas ngjarjes dhe që atëherë nuk ka dalë nga burgu: nuk i është lejuar asnjëherë arresti shtëpiak për shkak të rrezikut të lartë të largimit nga Italia. “Nuk pranoja dot shkatërrimin e familjes sime” ka justifikuar ai krimin e rëndë.

Pushime në Shqipëri, të mira e low cost

Finale del Mondiale, derby all’ombra del Cupolone