in

Legambiente: “Kostot fryhen e veprat publike mbeten në letër”

Kosto të rritura jashtë mase për vepra që në pjesën dërrmuese ende duhet të realizohen. Dhe një shpërdorim i pakufi i parave publike.

Është bilanci i bërë nga shoqata ambientaliste, dhjetë vjet pas shpalljes të të ashtuquajturit Ligj Objektiv që programonte një sërë infrastrukturash themelore, kryesisht rrugë dhe hekurudha, që duhet të kishin sjellë Italinë në të njëjtin nivel të vendeve të tjera evropiane.

Shoqata denoncon se që nga 2001-shi deri më sot veprat e futura në atë listë kanë shkuar nga 196 në 348 dhe shpenzimet e parashikuara janë rritur me 190%, duke arritur në 350 miliardë euro. Por 80% e veprave të programuara nuk është realizuar. Ekziston për shembull vetëm në letër e shumëpërfolura Urë mbi ngushticën e Messinës që duhet të lidhë Sicilinë me pjesën tjetër të Italisë. Është ende plot kantiere autostrada Salerno-Reggio Calabria, 450 kilometra që kthehen në makth kur mbushen me makina në periudha pushimesh.

Shtëpi luksoze me çmime “të arsyeshme” për VIP-at e Milanos

Mars 1991: “T’i lëmë, mos t’i lëmë”