in

Lejeqëndrimet. “Nuk mund të shpallen listat emërore”

Ka mundësi që të mos jetë më e mundur nxjerrja e listave me emrat e emigrantëve që janë në pritje të përtëritjes së lejeqëndrimit

Romë 18 shkurt 2011 – Arsyeja është se ligji aktual mbi privatësinë nuk e lejon dhe deri tani është prekur zyra e emigracionin në Genova, në rrugën Aurelio Saffi, ku ka mbërritur një sinjalizimi pikërisht për shkelje të privatësisë.

Tani për tani rasti po shqyrtohet nga Garanti për mbrojtjen e të dhënave personale i cili duhet të shprehet mbi mundësinë apo jo të vendosjes jashtë zyrave të komisariatit të listave me emrat e emigrantëve që janë në pritje të lejeqëndrimit të shumëpritur.

Mbi këtë çështje ndërhyri Delia Bucarelli, kuadro dhe zëdhënëse e Kuesturës së Genovës e cila nga faqet e të të përditshmes Secolo XX shpjegon: “Prej vitit 2005 vëmë jashtë listat me emra. Kjo nuk është mirëpritur vetëm nga emigrantët, por edhe nga patronatet dhe sindakatat që evitojnë kështu radha të kota vetëm për të marrë informacione. Ndër të tjera, shton zonja Buccarelli, kjo mënyrë e nxjerrjes së listave favorizon edhe përhapjen më të shpejtë të lajmeve mes emigrantëve”.

Në pritje të vendimit të Garantit, është shprehur po në faqet e Il Secolo XIX, edhe Marco Roveraro i Cgil “Duke parë numrin e madh të praktikave që ndjekim dhe numrin e pamjaftueshëm të personelit në dispozicion, kemi përdorur këtë tabele jashtë për të evituar radha të kota. Por nëse Garanti do të vendosë ndryshe, ne do të bindemi, megjithëse kjo është veç një vështirësi më shumë për emigrantët”

Mars 1991: Historia e 9 peshkatarëve, pionierë të eksodit

Zbulohet në ujërat shqiptare vendbeteja mes Cezarit dhe Pompeut