in

Linjë e re detare Durrës-Bari

Nga e shtuna 23 qershor, trageti M/N European Voyager, me kapacitet deri në 1.400 pasagjerë dhe rreth 400 automjete do të lidhë Barin me Durrësin

Një linjë e re tragetesh do të lidhë Barin me Durrësin. Kompania Tnitsea Shipping Lda bën të ditur se që ditën e shtunë, më 23 qershor anija M/N European Voyager do të fillojë të mbulojë rregullisht këtë linjë.

Anija në fjalë, me kapacitet deri në 1.400 pasagjerë dhe rreth 400 automjete, udhëton me një shpejtësi mesatare prej 18 nyjesh detare, pra distancën Bari-Durrës do të përshkojë për rreth 6 orë.

Në një komunikatë, kompania bën të ditur se “udhëtimi me M/N European Voyager do të jetë i shpejtë, i këndshëm dhe relaksues. Në bord ka shumë shërbime, si restorante me vetëshërbim, më gatime italiane dhe shqiptare, me një zonë lojërash dhe slot machine, me dyqane, një dyqan akulloresh dhe një zonë për argëtimin e më të vegjëlve”.

Sipas të dhënave të fundit aktualisht porti i Barit mbledh rreth 75% te trafikut evropian  drejt Shqipërisë, ndërsa Brindisi mbulon vetëm 10%.

Radio Padania Libera contro una piccola disabile

Hetohet polici që vrau 26-vjeçarin Panajot Hola