Nga 30 janari do të vijë në fuqi ligji mbi Kontributin për lëshimin e përtëritjen e lejeve të qëndrimit
Romë, 2 dhjetor 2011 – Mbërrin dhurata e parë e vitit 2012 për të huajt. Kush kërkon lejen e parë të qëndrimit apo e përtërin atë duhet të paguajë nga 80 deri në 100 euro. Kush kërkon kartën e qëndrimit, plot 200 euro. E këto shuma, përveç atyre parave që paguhen deri më sot (27,50 euro për lejeqëndrimin elektronik, dhe për 30 euro për shërbimin e ofruar nga postat).
Është botuar më 31 dhjetor 2011 në Gazetën Zyrtare dekretligji që parashikon “kontributin për lëshimin e përtëritjen e lejes së qëndrimit”, dhe është një nga aktet e fundit të firmosur nga ministrat Maroni e Tremonti të Qeverisë Berlusconi. Hyn në fuqi nga 30 janari 2012.
Kontributi është caktuar me dekret të ministrive të Brendshme dhe të Ekonomisë, dhe ishte parashikuar nga një ligj i 15 korrikut 2009 i njohur si një nga “Paketat e sigurisë” e qeverisë Berlusconi.
Lexo edhe: Nga 80 në 200 euro. Mbërrin taksa mbi lejet e qëndrimit