Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Italisë, gjatë periudhës 1 janar – 30 qershor 2025, në brigjet italiane kanë zbarkuar 30.269 migrantë, që përfaqëson një rritje prej 15,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 (26.202 persona).
Në muajt e pranverës, rritja ka qenë edhe më e dukshme:
– Në prill, zbarkuan 6.578 persona, krahasuar me 4.721 vitin e kaluar (+39%).
– Në maj, u regjistruan 7.178 zbarkime, kundrejt 4.976 (+44,2%).
– Në qershor, shifra ishte 7.089, përballë 4.902 në 2024 (+44,6%).
Edhe pse larg nga shifrat e vitit 2023 (65.828 në gjashtëmujorin e parë), trendi është në rritje dhe nuk është ndalur, pavarësisht faktit se çështja nuk është më në qendër të vëmendjes mediatike.
Ky fenomen ndodh paralelisht me politikat e rregullta migratore, si dekreti i flukseve që parashikon 500.000 hyrje të rregullta në Itali gjatë viteve 2026–2028. Megjithatë, lëvizjet e parregullta përmes detit vijojnë, dhe autoritetet vazhdojnë monitorimin ditor të situatës.


